Malishevë: Objekti i shkollës së re, ende nuk ka filluar të ndërtohet

Kosova

Malishevë: Objekti i shkollës së re, ende nuk ka filluar të ndërtohet

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 16:05
Malishevë

Me qëllim të njoftimit të drejtë të opinionit, Komuna e Malishevës, bën të ditur se ende nuk ka filluar ndërtimi i objektit të shkollë së re në Malishevë. Këtë njoftim e bëjmë, pasi në disa portale dhe rrejte sociale, është duke qarkulluar një njoftim se ka filluar ndërtimi i objektit të shkollës së re në Malishevë.

Përmes kësaj komunikate, bëjmë me dije se në vendin e  përcaktuar për ndërtimin e objektit të ri të shkollës, janë duke u kryer punimet përgatitore për ndërtimin e objektit të shkollës, ndërsa ndërtimi i saj ende nuk ka filluar dhe nuk është zhvilluar asnjë ceremoni e fillimit të ndërtimit të shkollës. Pra, nuk është vënë gurëthemeli i objektit.

Shkolla e re fillore dhe mesme e ulët, e cila planifikohet të ndërtohet në qytetin e Malishevës, financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa për fillimin e ndërtimit të këtij objekti, opinioni do të njoftohet me kohë.

Komuna e Malishevës, nuk mbanë përgjegjësi për lajmet që janë duke qarkulluar në  portale të lajmeve dhe rrjete sociale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat