Shpella e Gadimes vazhdon të vizitohet nga persona të shumtë.
Brenda saj, shumë shpejt pritet të ndërtohen tualete, kjo pas një tenderi që ka finalizuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ani pse për këtë tender fillimisht janë parashikuar të ndahen 30.000,00 euro, ajo është arritur të kurorëzohet për 25.789,70 euro.
Ndërtimi i këtyre tualeteve pritet të përfundojë jo më larg se 6 muaj.
Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Arhiko INGO.P”. Tutje bëhet e ditur se për këtë tender kanë aplikuar 4 ofertues.
Vlen të përmendim faktin se Shpella e Gadimes është e gjatë 1500 metra. Mirëpo për turistët është i mundshem shikimi i vetëm 1300 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme kalimet. Ne shpellë janë kati i mesëm që është për vizitorë, kati nënujor dhe kati i sipërm. Gjatë verës temperatura në brendi të shpellës është konstante 13 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë.