Gjesti i mirë i mërgimtarit nga Zvicra, dhuron donacion një automjet për QKMF në Rahovec

Kosova

Gjesti i mirë i mërgimtarit nga Zvicra, dhuron donacion një automjet për QKMF në Rahovec

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 11:11
Sefer Gashi

Mërgimtari dhe humanisti Sefer Gashi nga fshati Drenoc i komunës së Rahovecit, i cili jeton dhe punon në Zvicër, sot ka dhënë një automjet, donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Fahredin Hoti” në Rahovec.

Pas pranimit të donacionit kryetari i komunës Smajl Latifi, ka thënë se donacionet si ky janë të nevojshëm.

Automjeti i pranuar sot si donacion, do të përdorët për  kryerjen e shërbimeve për persona me aftësi të veçanta.

Ndërsa Gashi, e ka falënderuar kryetarin për bashkëpunimin e treguar deri tek realizimi i këtij donacioni dhe ka thënë se ky automjet besoj që do të ua lehtësoj sadopak punën personelit që të kryejnë punë sa më efikase për personat me nevoja të veçanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat