Filloi asfaltimi i rrugëve në lagjen “Prekazaj” në Çirez

Kosova

Filloi asfaltimi i rrugëve në lagjen “Prekazaj” në Çirez

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 13:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Filloi asfaltimi i rrugëve në lagjen “Prekazaj” në Çirez

Ka nisur sot realizimi i projektit për asfaltimin e rrugëve brenda lagjes “Prekazaj” në fshatin Çirez, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, nënkryetari z.Nuredin Lushtaku, zyrtarët e Drejtorisë për Urbanizëm e Mbrojtje të Ambientit si dhe banorët vendas.

Në kuadër të këtij projekti, do të asfaltohen 800 metra brenda lagjes, në 5 segmente apo degëzime.

Kryetari Jashari ka thënë se projekti i asfaltimit​ vije si rezultat i kërkesave të banorëve gjatë dëgjimeve buxhetore vitin e kaluar.

“Lajme të mira për banorët e lagjes “Prekazaj” në Çirez, ku nisi asfaltimi i segmenteve brenda kësaj lagjeje, si rezultat konkret pas kërkesave të tyre vitin e kaluar gjatë dëgjimeve buxhetore.

Janë 800 metra të shtrira në pesë segmente apo degëzime, për t’u shtruar me asfalt të ri, dhe kështu për të kompletuar infrastrukturën rrugore edhe në këtë pjesë të fshatit Çirez.

Deri në prerje të shiritit, që nuk do të vonojë shumë, punë të mbarë punëtorëve!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat