VV me biçikleta për mjedis më të pastër - Bota Sot
VV me biçikleta për mjedis më të pastër

Kosova

VV me biçikleta për mjedis më të pastër

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 10:45
Nis kampanja me biçikleta për politika më të mira mjedisore

(E plotësuar) - Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur kampanjën "Lëvizim", përmes së cilës synohet rritja e ndërgjegjësimit të politikbërjes për përfaqësimin e politikave mjedisore dhe ndaljen e vendimeve që dëmtojnë cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës.

Sipas këtij grupi, sot nuk ka qytet në Kosovë që nuk ka gurëthyes që nxjerrë materiale ndërtimore, ndot ujërat dhe pluhuros hektarë përreth.

Ish-deputetja Albulena Haxhiu tha se ky organizim i tyre u bë për qëllim që të përmisohet gjendja e ambientit në Republikën e Kosovës.

Haxhiu: Asnjë qeverisje e pasluftës nuk e kishte prioritet ambientin

“Në fakt Lëvizja Vetvendosje në vazhdimsi ka bërë aktivitete që kanë pasur për qëllim emancipimin shoqëror për mbrojtjen e ambientit, për mbrojtjen e ujit, tokës, ajrit dhe në vazhgën e kësaj, por edhe duke marrë parasysh se tanimë jeni në përgatitje të prioriteteve tona për qeverisjen e ardhshme, konsiderojmë që një prej çështjeve që duhet shtyer përpara është mbrojtja e ambienti. Ky aktivitet sot që është nga këtu deri në komunën e Kastriotit apo Obiliqit ka për qëllimin sensibilizimin e opinionit për mbrojtjen e ambientit sepse i gjithë shëndeti jonë, në fakt shëndeti i fëmijëve tanë varet nga mbrojtja e ambientit dhe në këtë drejtim asnjëra prej qeverisjeve të pasluftës nuk kanë bërë as veprimin minimal karshi mbrojtjes së ambientit. Në këtë kuptim ne po mundohemi që të pasqyrojmë gjendjen e keqe të Republikës së Kosov ës dhe kjo vërehet më së shumti në vjeshtë dhe në dimër por edhe në stinët tjera”, tha Haxhiu

Gjithashtu, edhe ish-deputetja tjetër e Lëvizjes Vetvendojse, Fitore Pacolli u shpreh se ata e kanë marrë këtë inciativë në mënyrë që t’i prezanotjnë politikat e Lëvizjes Vetvendosje por edhe të ngrisim vetëdijesimin tek institucionet dhe qytetarët për një ambient të pastër.

Pacolli: Duhet të punojmë për një ambient të pastër

“Qëllimi i këtij organizimi është që ta ngrisim vetëdijën dhe ti bëjmë të gjitha institucionet edhe qeverinë e ardhshme që vjenë përgjegjëse që me punu për me përmisu ambientin dhe ne se lëvizje  Vetvendosje kemi plan konkret sa i përket ambienti, kemi plan konkret për uljen e ndotjes nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, kemi plan konkret për mbrojtjen e ujërave dhe për mbrojtjen e tokës bujqësorë, kështu që ne e kemi marrë këtë inciativë në mënyrë që ti prezanotjmë  politikat e Lëvizjes Vetvendosje por edhe të ngrisim vetëdijësimin tek institucionet poashtu edhe tek qytetarët për një ambient të pastër sepse nga ambienti i pastër varet edhe shëndeti jonë”u shpreh Pacolli.

Aktivisti i Lëvizjes Vetvendosje, Fatmir Emini gjatë këtij organizimi u shpreh se në Kosovës po ndodh një degradim total me mjedisin, duke parë një moskujdesje të madhe si nga qytetarët ashtu edhe nga institucionet për një ambient të pastër.

Emini: Po ndodhë një degradim total me ambientin në Kosovë

“Duke e parë këtë degradim total që po ndodh me mjedisin në Republikën e Kosovës, ne aktivistët e Vetvendosjes kemi vendos me bë një event i cili do të ndikoj në vetëdijësimin e kësaj popullate e sidomos të institucioneve të Kosovës që me i dhënë më tepër rëndësi mjedisit. Mu mka shty motivi është njëjtë për një mjedis të pastër, për një mjedis të qëndrueshëm dhe është një punë që e kam bërë në KEK dhe me të gjitha ato mrekullinat me ato ndotjet të cilat i kam përjetuar gjatë punës time mka shti që me marr pjesë në këtë event”, tha  Emini.

Edhe aktivistja tjetër nga ana e Lëvizjes Vetvendosje, Berita Abazi kishte të njëjtin mendim. Ajo ndër tjerash u shpreh se qeveria e ardhshme e cila sipas saj do te jetë qëveria e Albin Kurtit do ta ketë prioritet mbrojtjen e ambientin

Abazi: Do ta kemi priroritet mbrojtjen e ambientin

“Ky aktivitet i Lëvizjes Vetvendosje për mendimin tim si e re që banoj në Prishtinë është shumë i qëlluar dhe shumë i rëndësishëm, për shkak se ne e dimë që asnjë qeveri deri më tani nuk e ka pasur parasysh ambientin dhe asnjëherë nuk e ka pasuar prioritet që të merren me çështjen e ambientit. Ky aktivitet me bicikleta e përçon një mesazh shumë të fortë, ku edhe njëherë bënë me dije që qeveria në ardhje që është qeveria Kurti do ta ketë parasysh ambientin dhe do ta ketë prioritet që do të thotë do të punojmë që për ambientin të mos ketë më probleme dhe të ndihmojë vendin me aktivitete të ndryshme”, tha ajo.

Kujtojmë që ky grup i çiklistëv unisën nga sheshin “Zahir Pajaziti” Prishtinë dhe përshkuan rrugën Prishtinë-Obiliq dhe anasjelltas.

Nis kampanja me biçikleta për politika më të mira mjedisore

Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur kampanjën "Lëvizim", përmes së cilës synohet rritja e ndërgjegjësimit të politikbërjes për përfaqësimin e politikave mjedisore dhe ndaljen e vendimeve që dëmtojnë cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës.

Sipas këtij grupi, sot nuk ka qytet në Kosovë që nuk ka gurëthyes që nxjerrë materiale ndërtimore, ndot ujërat dhe pluhuros hektarë përreth.

Ish deputetja Albulena Haxhiu tha se ky organizim i tyre u bë për qëllim që të përimtohet gjendja e ambientit në Republikën e Kosovës.

"Asnjë qeveri e mëparshme nuk e kishte prioritet ruajtjen e ambientit këtë mund ta themi lirshëm, ndërsa ne si Vetëvendosje jemi të fokusuar në këtë aspekt dhe ruajtja e ambientit do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme, qeverisë së Albin Kurtit" tha ajo.

Nisja e këtyre biçikletave u bë nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë dhe do të përshkohet rruga Prishtinë-Obiliq dhe anasjelltas.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...