Jashari inspekton punimet në asfaltimin e rrugëve që lidhin Skenderajn me Vushtrrinë

Kosova

Jashari inspekton punimet në asfaltimin e rrugëve që lidhin Skenderajn me Vushtrrinë

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 16:57
Bekim Jashari

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashati, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtakun dhe inxhinierët e Komunës, kanë inspektuar punimet e projektit në realizim e sipër të asfaltimit të rreth 15 kilometrave nga fshatrat rrezë Qyqavicës, që vazhdon përgjatë fshatrave të Komunës së Vushtrrisë, ku edhe është përfundimi i këtij projekti.

Ky projekt, që ka nisur ditë më parë përveç asfaltimit të rrugëve të fshatrave, Jashari tha se synon të krijojë edhe një korridor tjetër të lidhjes Skenderaj - Vushtrri, duke shkurtuar distancat ndërmjet vendbanimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat