Vazhdojnë kolonat në Merdare, bashkatdhetarët presin dy orë e gjysmë - Bota Sot
Vazhdojnë kolonat në Merdare, bashkatdhetarët presin dy orë e gjysmë

Kosova

Vazhdojnë kolonat në Merdare, bashkatdhetarët presin dy orë e gjysmë

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 11:30
Merdare

Bashkatdhetarët edhe më tutje janë duke u përballur me pritje e kolona të gjata në dalje të Kosovës.

Edhe mëngjesin e sotëm, bashkatdhetarët të cilët ia kanë mësyrë vendeve evropiane ku ata jetojnë e veprojnë, janë përballur me pritje e kolona të gjata në dalje të Kosovës në kufi me Serbinë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar statistikat e fundit në lidhje me fluksin në pikëkalimet kufitare.

Sipas këtyre të dhënave, pritja më e madhe është në Merdare.

Atje bashkatdhetarët janë duke pritur deri në dy orë e gjysmë apo 150 minuta, kurse kolona është e gjatë 500 metra.

Po ashtu edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë ka pritje dhe kolonë. Në këtë pikëkalim kufitar pritja është 40 minuta, ndërkaq kolona është e gjatë 400 metra.

Sipas këtyre të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës pritja nuk është më e madhe se 15 minuta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...