PDK në Malishevë ia huq keq emrit të Kadri Veselit – “KariaKryeministër”

Kosova

PDK në Malishevë ia huq keq emrit të Kadri Veselit – “KariaKryeministër”

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 22:40
PDK në Malishevë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është duke pasur probleme me drejtshkrim.

Nëndega e saj në Lumnishtë në Komunën e Malishevës, ia ka huqur keq kur e ka shkruar emrin e kryetarit të partisë, Kadri Veseli.

Në postimin e “PDK Malishevë”, në Facebook, kanë gabuar emrin e Veselit duke e shkruar “Karia”. Mirëpo kjo është edituar shumë shpejt.

“PDK-ja nëndega Lumnishtë sonte formoj Shtabin Zgjedhor. Lumnishta si çdo herë Bastion i Partisë Demokratike të Kosovës! #KadriaKryeministër!”, thuhet në postimin e PDK-së. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat