Ambasadat, të shqetësuara lidhur me bllokimin e akreditimit të Kosovës

Kosova

Ambasadat, të shqetësuara lidhur me bllokimin e akreditimit të Kosovës

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Ambasada gjermane, në Kosovë, ka shprehur shqetësimin lidhur me bllokimin aktual brenda Agjencisë së Akreditimit të Kosovës.

Me një postim në Facebook nga kjo ambasadë thuhet se ky bllokim po e vë në rrezik serioz akreditimin e programeve të studimit për vitin e ardhshëm akademik.

Ja njoftimi i plotë:

Ambasadat të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar e konsiderojnë arsimin cilësor si përparësi për të ardhmen e Kosovës. Për këtë arsye, ata janë shumë të brengosur për bllokimin aktual brenda Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, i cili po e vë në rrezik serioz akreditimin e programeve të studimit për vitin e ardhshëm akademik.

Ambasadat i konsiderojnë institucionet e pavarura, të përgjegjshme dhe transparente si kryesore për rregullimin e procesit të akreditimit të programeve arsimore dhe ata kanë respekt të plotë për autonominë e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës.

Në të njëjtën kohë, ata janë shumë të shqetësuar për mosveprimin aktual të Komitetit të Ankesave të Agjencisë. Përtej shkeljes së përgjegjësive të veta administrative duke mos funksionuar, një veprim i tillë parandalon plotësisht akreditimin (ri) akreditimin e madje edhe të programeve më të mira të studimit. Kjo nga ana tjetër ndikon negativisht në institucionet arsimore në fjalë dhe aftësinë e tyre për të ofruar mundësi arsimore për të rinjtë e Kosovës.

Të rinjtë janë pasuria më e madhe e Kosovës dhe duhet t’u ofrohen mundësitë më të mira për arsimim, për të mundësuar që ata të hyjnë në tregun e punës, të pajisur me aftësi të duhura profesionale. Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë investuar në mënyrë të konsiderueshme në sektorët e sundimit të ligjit dhe arsimit. Në këtë drejtim, të tre Ambasadat bashkërisht u bëjnë thirrje autoriteteve përkatëse që të kryejnë funksionet e tyre përkatëse dhe të kryejnë detyrat e tyre siç është paraparë me ligjin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat