Aksi rrugor Sharr- Zhur më në fund me tri korsi

Kosova

Aksi rrugor Sharr- Zhur më në fund me tri korsi

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 29 gusht 2019 Në ora: 07:06
Aksi rrugor Sharr- Zhur

Përkundër ankesave të shumta, gjendja mbeti për dy dekadat e pasluftës e pandryshuar.  Ish-zyrtarët lokalë arsyetoheshin se kjo nuk është në kompetencë të tyre, ndërsa ata të ministrisë nuk ishin angazhuar seriozisht për zgjidhjen e këtij problemi jetik për 45 mijë banorët e kësaj ane, por tani në mandatit e kryetarit të komunës Shaban Shabani, i cili u angazhua personalisht në qeverinë qendrore dhe ditë me parë filluan punimet për asfaltimin dhe zgjerimin edhe për një korsi të rrugës Zhur –Dragash, Tyrbe-Zapluxhe dhe Dragash – Brod.

Aksi rrugor Dragash-Zhur, rrugë kjo që e lidhë komunën e Dragashit me botën, ishin burim rreziku për të gjithë ata që ia mësynin Prizrenit dhe anasjelltas. Ç’është e vërteta, gropat e shumta dhe të thella të kësaj rruge, disa herë  janë mbushur me asfalt, por sa vlen kjo, kur pas disa muajsh janë kthyer prapë në gjendjen e mëparshme. Por edhe urat, njëra afër fshatit Buqe, kurse tjetra afër Breznës, për vite me radhë ishin gati të rrënuara, por ato para disa viteve u rehabilituan dhe u sanua rreziku i ndonjë tragjedi.

Po ashtu kryetari Shabani, ka siguruar në qeverinë qendrore edhe 550.000 euro për rregullimin e qendrës komunale e cila do të këtë një pamje krejt ndryshe.

Kështu deri sa kryetaret e më parëshëm ishin të angazhuar të punësoni familjar, të afërm e miq, dhe të kaloni një pjesë të kohës nëpër gjykata për keqpërdorime të postit zyrtar, ky kryetar punon për mirëqenien komunale dhe për qytetarin e kësaj komune.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat