“Të mbështesim të rinjtë”, Meta takon nxënësit nga Kosova

Kosova

“Të mbështesim të rinjtë”, Meta takon nxënësit nga Kosova

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 19:47
Ilustrim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me një grup nxënësish nga Prishtina, ndërsa nuk ka munguar një apel drejtuar strukturave shtetërore në Kosovë ashtu edhe atyre në Shqipëri.

Kreu i Shtetit thotë se të rinjtë duhet të mbështeten në mënyrë të pakursyeshme në ambiciet që kanë për dijen dhe shkencën, pasi ata do të jenë liderët e së ardhmes.

Postimi i Metës:

“I impresionuar nga bashkëbisedimi që pata sot me disa nga fëmijët me inteligjencë të jashtëzakonshme të Institutit “ATOMI” – Prishtinë. Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë më të vëmendshme për mbështetjen e këtyre të rinjve, si një mundësi e shkëlqyer për progres shoqëror, por edhe për prezantimin me dinjitet të vlerave të kombit shqiptar, në përpjekjet për të kapur majat e shkencës, teknikës dhe teknologjisë botërore. Me bindjen se do ta realizojnë maksimalisht veten, u urova shumë suksese, besimplotë se do të jenë disa nga liderët tanë të së ardhmes në shumë fusha!”-shkruan Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat