Moti, gushti ishte shumë i nxehtë dhe me pak reshje

Kosova

Moti, gushti ishte shumë i nxehtë dhe me pak reshje

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 13:28
Foto

Dita e parë e muajit shtator do të vazhdojë me kushte të ngjashme meteorologjike.

Muaji gusht po mbyllet me temperatura të larta dhe me deficit të reshjeve, përjashtuar rajonin e Pejës ku atje në intervale të shkurta kohe u regjistruan rekorde të reshjeve me mbi 80mm, derisa në pjesët tjera, sidomos në rrafshin e Kosovës nuk u regjistruan reshje të mjaftueshme, nga 25-30mm.

Për nesër temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat