Haradinaj nga Dukagjini: Jemi të mobilizuar për fitore

Kosova

Haradinaj nga Dukagjini: Jemi të mobilizuar për fitore

Nga: A.SH Më: 31 gusht 2019 Në ora: 16:43
AAK

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me kryetarët e komunave ku udhëheq AAK-ja.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Dukagjini është mobilizuar për fitore dhe se është rikthyer në hartën e investimeve të mëdha.

Postimi në Facebook:

Me kryetarët e Aleancës nga Gjakova, Peja, Klina, Deçani dhe Juniku, të mobilizuar për fitore në zgjedhjet që i kemi përpara. Gjatë kësaj periudhe të qeverisjes vepruese, Dukagjini është rikthyer në hartën e investimeve të mëdha. Mbështetja e fuqishme për projektin 100% shtet, është garancë për qëndrueshmëri dhe zhvillim dinamik të tërë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat