Limaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit

Kosova

Limaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit

Nga: A.SH Më: 2 shtator 2019 Në ora: 09:05
Fatmir Limaj

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar për një vit të suksesshëm shkollor.

“Shpreh mirënjohjen time për të gjithë mësimdhënësit për përkushtimin dhe angazhimin e tyre, të cilët edhe në kohërat më të vështira nuk hoqën dorë nga edukimi dhe arsimimi i fëmijëve tanë”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Postimi në Facebook:

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, të gjithë nxënësve të arsimit parauniversitar ua uroj një vit të suksesshëm shkollor.

Veçanërisht urime për fatosat të cilët nga sot nisin një etapë të re të jetës së tyre.

Shpreh mirënjohjen time për të gjithë mësimdhënësit për përkushtimin dhe angazhimin e tyre, të cilët edhe në kohërat më të vështira nuk hoqën dorë nga edukimi dhe arsimimi i fëmijëve tanë.

Urime nxënës dhe mësimdhënës. Qoftë një vit i mbarë për të gjithë ju!
FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat