Një makinë përfshihet në flakë të mëdha, zjarrfikësit assesi nuk po mund ta ndalin

Kosova

Një makinë përfshihet në flakë të mëdha, zjarrfikësit assesi nuk po mund ta ndalin

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 13:52
Foto

Një veturë është djegur në qytetin e Lipjanit. Nga pamjet e siguruara nga dëshmitarët e vendit të ngjarjes, shihet se flaka përhapet shumë shpejtë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit, por që hasin në vështirësi në shuarjen e zjarrit.

Makina, e tipit VW, bëhet e tëra shkrumb, madje rrezikon edhe makinën tjetër e cila gjendet afër saj.

Madje, në pamje shihet se edhe qytetarët i asistojnë zjarrfikësit në shuarjen e zjarrit. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po i heton shkaqet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat