Haradinaj: Zotohem që do të ndihmomjë sanimin e dëmeve të kooperativës “Krusha”

Kosova

Haradinaj: Zotohem që do të ndihmomjë sanimin e dëmeve të kooperativës “Krusha”

Nga: A.SH Më: 5 shtator 2019 Në ora: 14:46
Foto

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, është zotuar se do të ndihmojë për sanimin e dëmeve që ndodhën në Kooperativën “Krusha”, një pjesë e së cilës është përfishrë nga zjarri.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, duke iu shprehur keqardhje për këtë fatkeqësi themelueses Fahrije Hotit, dhe punëtoreve të kooperativës, zotohem për mbështetjen time të plotë, që dëmet të sanohen sa më shpejt.

Postimi në Facebook:

I prekur nga lajmi se një pjesë e Kooperativës “Krusha”, është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Gratë e Krushës, këto heroina të ditëve tona, që gjeten fuqinë mbinjerëzore të ringriten nga tragjedia e luftës dhe me gjithë dhimbjen e madhe mbijetuan me punë e përkushtim, u shndërruan në shembullin më të mire për të gjithë ne. Duke iu shprehur keqardhje për këtë fatkeqësi themelueses Fahrije Hotit, dhe punëtoreve të kooperativës, zotohem për mbështetjen time të plotë, që dëmet të sanohen sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat