Deklaron rrejshëm, aktakuzë kundër rojtarit të parkut “Bjeshkët e Nemuna”

Kosova

Deklaron rrejshëm, aktakuzë kundër rojtarit të parkut “Bjeshkët e Nemuna”

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 15:40
Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K. për shkak të veprave penale “deklarimi i rremë” dhe “moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

I pandehuri akuzohet se më datën 7 gusht të këtij viti, në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatën Themelore të Pejës, në procedurën gjyqësore penale, deklaron rrejshëm se derisa ishte në vendin e punës, si punëtor i kompanisë “Comando” e cila ruan laurat e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, nuk i kishte parë personat e dyshuar, të cilët me kamionin e tyre ishin duke transportuar dru të vjedhura.

Në fakt, i pandehuri I.K., mesnatën e datës 21 shkurt të këtij viti, ishte takuar paraprakisht me të pandehurin N.I., për të cilin ishte në dijeni se i njëjti se bashku me dy të pandehurit tjerë M.K., B.P., kanë kryer veprën penale “vjedhje pylli”, dhe të njëjtit nuk i lajmëron fare tek organet përgjegjëse.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat