OAK përshëndet vendimin për të eksportuar peshk në Maqedoni

Kosova

OAK përshëndet vendimin për të eksportuar peshk në Maqedoni

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 16:42
Foto

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) mirëpret vendimin e Maqedonisë së Veriut për heqjen e taksës së padrejtë të vendosur në qershor të këtij viti për ndalimin e importit të peshkut me origjinë nga Kosova.

Ky vendim vjen si pasojë e presionit që MTI i ka bërë Maqedonisë Veriore duke vendosur taksë reciproke ndaj disa produkteve, gjë e cila shihet se ka pasur efekt, thuhet në komunikatën për media të OAK-ut.

OAK fton Qeverinë e vendit që të rrisë përkrahjen e prodhuesve vendorë dhe të përdorë masa reciprociteti ndaj vendeve që pengojnë bizneset e Kosovës.

Për më tepër, OAK rikujton institucionet e Kosovës për nevoja të mëdha që i ka biznesi vendor, andaj kërkon të kenë përkrahje maksimale.  

Ndryshe OAK ka reaguar menjëherë pas marrjes së vendimit të  Maqedonisë së Veriut për ndalimin e shitjes së rasatit të peshkut me origjinë nga Kosova, shqetësim ky që është pranuar nga biznesi anëtar Trofta-Istog.

Në lidhje me këtë OAK i është drejtuar me një letër ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala për të marrë masa urgjente për shfuqizimin e këtij vendimi.

Me ketë rast, OAK falënderon ministrin Shala për mbështetjen që i ka bërë këtij sektori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat