Zyrtarët e PDK-së parashikojnë komunat që fiton PDK-ja dhe japin përqindjet e mundshme të partive - Bota Sot
Zyrtarët e PDK-së parashikojnë komunat që fiton PDK-ja dhe japin përqindjet e mundshme të partive

Kosova

Zyrtarët e PDK-së parashikojnë komunat që fiton PDK-ja dhe japin përqindjet e mundshme të partive

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 22:53
Zyrtarët e PDK-së

Zyrtarët e PDK-së, Abelard Tahiri dhe Valdete Idrizi, kanë dhënë parashikimet për numrin e komunave që mund t’i fitojë PDK-ja dhe përqindjet që mund t’i marrin partitë në zgjedhje parlamentare.

Valdete Idrizi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini duke parashikuar numrin e komunave që do të mund t’i fitojë PDK-ja ka thënë se PDK synon të fitojë në komunat ku kishte fituar edhe në vitin 2014 kur kishte garuar si e vetme.

“Jam shumë e sigurt që do të dalim të parët në Mitrovicë. Në Vushtrri, absolutisht. Skenderaj, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Shtime, Prizren, Dragash. Në Ferizaj do të dalim edhe më të fuqishëm se që jemi”, tha ai.

Idrizi ka thënë se do të fitojnë edhe në Kaçanik, e Han të Elezit, pastaj Suharekë, Klinë, Drenas, Malishevë e Rahovec.

Abelard Tahiri nga ana tjetër ka thënë se në nivel vendi PDK do të shkojë në kuotën e 30% të votave të fituara, LDK-22%, AAK-PSD do të marrin 17%, Vetëvendosje do të merr 15%. Ndërsa sipas Tahirit koalicioni NISMA-AKR-PD nuk do të mund të kalojë pragun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...