Idrizi: Ministria e Shëndetësisë, shembull se PDK e ka luftuar korrupsionin

Kosova

Idrizi: Ministria e Shëndetësisë, shembull se PDK e ka luftuar korrupsionin

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 23:22
Valdete Idrizi

Valdete Idrizi, anëtare e Partisë Demokratike të PDK’së ka thënë se Ministria e Shëndetësisë është shembull se PDK e ka luftuar korrupsionin.

“E kemi Ministrinë e Shëndetësisë si shembull se PDK e ka luftuar korrupsionin, sa paret janë kursyer, listat e pritjes etj, krejt kjo duke e luftu korrupsionin në praktikë”, ka thënë ajo në Debat Plus.

Tutje, Idrizi ka thënë se me veprimet konkrete që i ka marrë PDK’ja do të ofrohet mundësi të gjithëve.

Ndër të tjera ajo ka thënë se askush më mirë se PDK nuk mund ta luftojë korrupsionin.

Kujtojmë që kryetari Veseli të martën bërë një pakt kundër korrupsionit me të cilën i ftoi edhe partitë e tjera që ta nënshkruajnë këtë pakt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat