Kelmendi: VV ka armiqësi ndaj meje, kam mosmarrëveshje me Albin Kurtin

Kosova

Kelmendi: VV ka armiqësi ndaj meje, kam mosmarrëveshje me Albin Kurtin

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 23:23
Ramiz Kelmendi

Ramiz Kelmendi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk ka qenë kundër koalicionit LDK-VV, ndonëse kjo e fundit ka armiqësi ndaj tij.

‘’ Nuk kam pasë frikë nga ky bashkëpunim. Apo formë të armiqësisë mes nesh. Ata kanë pasë armiqësi me mua. Kam një mosmarrëveshje nga ana e Albin Kurtit. I kam thënë Mustafës që të mos ketë vija të kuqe me askënd’’, tha ai.

Ai ka treguar dallimet që ka me Vetëvendosjen.

‘’VV ka  vlerësu se ajo pasuri është krijuar në cfarëdo forme. Në postullatet që i kanë, thojnë barazi. Nuk kam qenë kundërshtar i tyre, por tregtia e lirë e ka penguar atë. Ne më shumë koncentrohemi që ti ndalojmë njerëzit që kanë shumë. Ky është dallimi im dhe VV’’, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat