Cili është plani i AAK-PSD për Trepçën?

Kosova

Cili është plani i AAK-PSD për Trepçën?

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 22:24
Gazmend Abrashi

Gazmend Abrashi nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se në qeverisjen e tyre prioritet do ta kenë kombinatin Trepça dhe investimin në të.

Ai gjithashtu lavdëroi Qeverinë Haradinaj duke thënë se për 20 muaj i dha pronarin dhe sipas tij këtë gjë s’e bënë qeveritë e kaluara as për 20 vjet.

“Ne e kemi në prioritet Trepçën dhe e kemi programin për rimëkëmbjen e saj. Kjo qeveri e ka një ide të saktë se si të ecim tutje, megjithatë nuk mundësh t’i gjesh problemet për 20 muaj”.

“Për të pasur zhvillim duhet që secilës pronë t’i caktohet titullari. Trepça ka nevojë për një investim rreth 20 milionë euro, për t’i ndarë mineralet e çmueshme, të cilat janë shumë të rëndësishme”.

“Kapacitetet e Trepçës që lidhen me shkritoren që nuk janë në funksion. Ne vijmë me projektin e shkritores së plumbit”.

“Janë disa kërkesa që punëtorët i kanë adresuar me të drejtë. Ju premtoj se janë tri kërkesa esenciale që ne do t’i dalim karshi. Ato janë stazhi i beneficuar (këtë do ta kenë), statuti i posaçëm në pensione dhe ata kanë kërkuar që në momentin që ata të dalin në pension, një familjar i tyre të vazhdojë punën në kombinat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat