Sot mbahet pjesa e dytë e provimit të maturës

Kosova

Sot mbahet pjesa e dytë e provimit të maturës

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Sot pritet të mbahet pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore për afatin e dytë.

Pjesa e parë e këtij provimi, për afatin e dytë ishte mbajtur më 30 gusht. Ministria e Arsimit pas mbajtjes së pjesës së parë të këtij provimi, kishte njoftur se Komisioni Shtetëror i Maturës ka analizuar raportet nga terreni për ecurinë e pjesës së parë të provimit të Maturës Shetërore (afati i dytë), i cili sipas tyre ka përfunduar me sukses.

“Komisioni ka konstatuar se në përgjithësi testi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha.

Në bazë të të dhënave nga pjesa e parë, rezulton se për shkak të posedimit dhe përdorimit të telefonave dhe mospërfilljes së rregullave tjera të këtij procesi, janë përjashtuar nga procesi 45 nxënës, ndërsa ka filluar procedura disiplinore ndaj një administruesi”, ka njoftuar MASHT.

Në afatin e parë të këtij testi kalueshmëria e testit ishte 64.64%, si dhe janë larguar 270 nxënës, kurse për 8 administures janë marrë masa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat