Veseli jep një parashikim për lojën Kosovë-Çeki

Kosova

Veseli jep një parashikim për lojën Kosovë-Çeki

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 13:54
Kadri Veseli

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka dhënë një parashikim se sa gola do t’i jap kombëtarja jonë dhe sa do t’i pranojë, e derisa ka kërkuar parashikimin nga tifozët, ka thënë se dhjetë tifozët më të shpejtë që ia qëllojnë rezultatit të saktë, si dhuratë do ta pranojnë nga një fanellë të Kombëtares së Kosovës.

“A po fitojmë sot? Unë besoj se Kombëtarja e Kosovës do t’i japë dy gola dhe do ta pranojë një. Nëse kemi fat, në këtë që pranojmë golashënuesi do të zihet në offside. Më tregoni sa të mirë jeni ju në parashikime dhe dhjetë tifozët më të shpejtë që ia qëllojnë rezultatit të saktë, si dhuratë do ta pranojnë nga një fanellë të Kombëtares së Kosovës. Përkrahe Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat