“Komuna në ‘gjumë’ gjatë pushimit veror, nxënësit rikthehen në objekte shkollore të dëmtuara”

Kosova

“Komuna në ‘gjumë’ gjatë pushimit veror, nxënësit rikthehen në objekte shkollore të dëmtuara”

Nga: A.SH Më: 7 shtator 2019 Në ora: 16:40
Fitim Muçolli

Pikërisht në kohën kur gjithë vëmendja është tek zgjedhjet nacionale, këshilltari komunal në komunën e Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, Fitim Muçolli ka ngritur edhe një problem komunal.

Ai përmes një postimi në Facebbok, ka shkruar se I janë kthyer mësimit në shkolla të dëmtuara.

Postimi në Facebook:

Komuna në ‘gjumë’ gjatë pushimit veror, nxënësit rikthehen në objekte shkollore qindra vjeçare e të dëmtuara

Ketë javë dëgjuam mjaftë urime e lëvdata për fillimin e vitit të ri shkollor.
Por ku do të mësojnë këta nxënës?
Objekte të vjetra qindra vjeçare, banka e karrige të dëmtuara, dyer e dritare që mezi hapen e mbyllen, kjo është pamja me të cilën u përballen edhe ketë vit filloristet në komunën e Podujevës.
Edhe ata qe filluan klasën e parë duket se ndryshuan përceptimin për shkollën sapo hynë e panë ketë gjendje.
Nëse jo ndërtim të objekteve të reja, komuna gjatë verës mund të rinovonte ato por zgjodhi ‘gjumin’.
Fotografitë më poshtë janë realizuar në njërën prej shkollave të komunës sonë.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat