Pranvera Ejupi: Në Qeverinë Haradinaj do ndërtohet Stadiumi i Atletikës, vendimmarrja në dhjetor

Kosova

Pranvera Ejupi: Në Qeverinë Haradinaj do ndërtohet Stadiumi i Atletikës, vendimmarrja në dhjetor

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 18:41
Pranvera Ejupi-Hajzeraj dhe Ramush Haradinaj

Pranvera Ejupi-Hajzeraj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se partitë politike të cilat ishin në pushtet ka 20 vjet që nuk kanë punuar asgjë për kushte më të mira për sportistët.

Ejupi-Hajzeraj në Magazinën Zgjedhore, tha se sportistët e Kosovës janë ambasadorët më të mirë të vendit ndaj dhe AAK ka program të ri për sportin në përgjithësi.

”Ambasadorët më të mirë të vendit tonë të dëshmuar janë sportistët. Si AAK kemi  një program për të ri dhe sportin në përgjithësi. Kjo duke u nisur që kemi një infrastrukturë shumë të dobët sportive. Na nuk kemi as stadion të atletikës për të ushtruar. Me futbollin jemi pak më mirë sepse futbolli është parë kolektiv”.

”Nëse investojmë në sport të rinjtë tanë s’do të ikin të shkojnë në perëndim. Të gjithë ata që merren me sport i janë gëzuar ligjit për sponsorizim dhe shumë mirë që ka kaluar. Ju kemi dhënë hapësirë që edhe bizneset të punojnë në këtë aspekt. Duhet të punojmë dhe shiqojmë se ku duhet investuar konkretisht në sport. AAK e ka pasur vetëm një vjet e gjysmë mandat për të bërë diçka në sport, për 20 vjet s’kanë bërë asgjë e ne e dimë cilat parti kanë qenë në pushtet. Nisur nga ajo duhet të them se kushdo që ka qenë në pushtet, është dashur të bëjnë shumë për sportin”.

”Iniciativa ime është që ne do ta bëjmë një stadion për atletikën. AAK veç ka nisur këto projekte, nuk janë duke u bërë vec tani”.

”Nuk jemi këtu të gjejmë fajet kush ka bërë më shumë e kush më pak. Natyra ime nuk është konfrontu. Por pikërisht asgjë nuk është bërë në sport. Këta që kanë fitu sot, shumica janë të diasporës, nuk janë prodhu këtu por jashtë. Ne të diasporës jemi atdhedashës dhe çdo talent kemi dëshirë ta japim këtu në Kosovë”.

”Jemi i vetmi kryeqytet që nuk kemi stadium, nuk po kam ku me promovu shtetin tim kur skemi infrastrukturë”.

Lidhur me programin e AAK-së, Pranvera Ejupi-Hajzeraj tha se tashmë pritet që vendimmarrja për ndërtimin e një stadiumi atletik do të merret në dhjetor të këtij viti pasi plani për  këtë shteg ekziston.

”Si AAK kemi bërë program ku të rinjt kanë me u avancu. AAK e ka radhën me programin e vet se sa kemi shku për të avancuar sportin dhe rininë”.

”Ne punojmë gjithnjë për të mirën e Kosovës. Mendojmë me fitu këto zgjedhje e ta shohim a vendoset më tutje nga Ramush Haradinaj. Plani ekziston, projekti do të jetë për stadiumin e atletikës.  Do të investohet edhe do të bëhet një stadium i atletikës. Vendimmarrjen rreth këtij stadiumi do ta kemi deri në fund të këtij viti, në dhjetor. Kemi shumë talentë, por nuk ju kemi ofruar kushte që atë ta zhvillojnë dhe ta arrijnë”.

”Në Mitrovicë e kemi stadiumin është renovuar dy herë por prapë s’kemi mund të mbajmë gara. Kemi  njerëz që udhëheqin me këto federata me nga 20 vjet dhe nuk lëvizin prej pozicioneve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat