Jahjaga uron Dardanët: Të pamposhtur drejt fitoreve të reja

Kosova

Jahjaga uron Dardanët: Të pamposhtur drejt fitoreve të reja

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 19:08
Kombëtarja e Kosovës

Ish-presidentja e vendit Atifete Jahjaga, përmes një shkrimi në Facebook ka uruar për fitoren e radhës së Kosovës në futboll.

Ajo tha se sortistët tanë po na bëjnë krenarë.

“Kombëtarja jonë e futbollit vazhdon të shkruaj historinë e suksesit duke shënuar fitoren e radhës në ndeshjet e luajtura në kuadër kualifikimeve për Kamionatin Evropian 2020. Për brenda vetëm tri viteve që nga anëtarësimi në FIFA dhe UEFA djemtë tanë po e vendosin Kosovën në hartë. Të pamposhtur drejt fitoreve të reja! Urime Kosovë!” ka shkruar Jahjaga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat