Armend Zemaj i lumtur që po vendoset shtatorja e Ahmet Krasniqit

Kosova

Armend Zemaj i lumtur që po vendoset shtatorja e Ahmet Krasniqit

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 15:56
Armend Zemaj ka përshendetur nënshkrimin e kontratës për vendosjes e shtatores së kolonelit Ahmet Krasniqi

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka përshendetur nënshkrimin e kontratës për vendosjes e shtatores së ministrit të parë të mbrotjes dhe komandantit të përgjithshëm të FARK-ut Kolonel, Ahmet Krasniqit.

Kjo u realizua me inicativën e kryetarit të Vushtrisë, Xhafer Tahiri dhe Zemaj ndihet i lumtur sesi deputet kërkesa e tij ka marrë aprovimin buxhetor.

Ahmet Krasniqi njihet si figurë e shquar në LDK dhe jo vetëm.

Postimi i Zemajt:

Jam i lumtur që sot është nënshkruar kontrata për vendosjen e shtatores së Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, komandantit të Përgjithshëm të FARK-ut, Kolonel Ahmet Krasniqit.

Sheshi u vendos në Vushtrri me iniciativë të Kryetarit Xhafer Tahiri, andaj ishte e pashmangshme që të angazhohemi që atij sheshi t’i japim madhështinë me shtatoren e Kolonelit Ahmet Krasniqi.

Ndihem me fat që si deputet i Kuvendit të Kosovës kërkesa ime mori aprovimin buxhetor dhe sot po nis implementimi i këtij projekti që i bën krenar qytetarët e Vushtrrisë, bashkëluftëtaret e Kolonelit, miqtë dhe familjen e tij.

Zoti e bekoftë jetën dhe veprën e Kolonel Ahmet Krasniqit!

Zoti i bekoftë qytetarët e Vushtrrisë e Kosovës anë e mbanë ku janë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat