Hoxhaj: Ashtu siç po e vjelë Suhareka rrushin, PDK-ja do ta vjelë fitoren e madhe

Kosova

Hoxhaj: Ashtu siç po e vjelë Suhareka rrushin, PDK-ja do ta vjelë fitoren e madhe

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 20:13
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherit zv.kryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj gjatë ditës ka qëndruar në Suharekë.

Hoxhaj i shoqëruar nga kryetari i degës së PDK-së në Suharekë, Ramë Vataj kanë vizituar plantacionet e rrushit.

“Suhareka po e vjel rrushin më të mirë në Kosovë tani, e PDK do ta vjelë një fitore të madhe më 6 tetor!” ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Kujtojmë se Hoxhaj dhe Vataj janë kandidat për deputet nga Komuna e Suharekës në radhët e PDK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat