Kjo është gjendja e të plagosurve nga përleshja mes dy familjeve në Lagjen e Spitalit - Bota Sot
Kjo është gjendja e të plagosurve nga përleshja mes dy familjeve në Lagjen e Spitalit

Kosova

Kjo është gjendja e të plagosurve nga përleshja mes dy familjeve në Lagjen e Spitalit

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 10:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nën përkujdesje intensive po vazhdojnë të qëndrojnë dy të plagosurit nga përleshja mes dy familjeve Rafuna dhe Mehmeti e cila ndodhi javën e kaluar në Lagjen e Spitalit.

Indeksonline ka kontaktuar lidhur me rastin Doktorin e Kirurgjisë vaskulare, Bekim Ademin, i cili është duke e trajtuar njërin nga këto raste.

Ademi ka thënë edhe pse gjendja e pacientit ka qenë mjaft e rëndë, falë intervenimit është arritur të përmirësohet gjendja e tij.

“Pacienti F. Rafuna (1968) është operu javën e kaluar, pra ditën që ka ndodh incidenti, ka qenë në gjendje mjaft të rëndë , në gjendje shok, për shkak të gjakderdhjes të madhe që ka pasur , mirëpo më intervenimin e shpejt u ndal gjakderdhja. Pacienti tash është më mirë dhe besoj qe nesër eventualisht pasnesër mund ta dërgojmë për trajtim në ambulantë . Pacienti ka pasur gjakderdhje vdekjeprurëse por ka arrit me shpëtu pas intervenimit të shpejt”, ka thënë Doktori i kirurgjisisë vaskulare, Bekim Ademi.

Ndryshe, përleshja mes dy familjeve ka ndodhur javën e kaluar për arsye pronësie, ku dy persona kanë vdekur nga kjo përleshje si dhe dy të tjerë janë arrestuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...