Alarmante përdorimi i drogës nga të rinjtë - Bota Sot
Alarmante përdorimi i drogës nga të rinjtë

Kosova

Alarmante përdorimi i drogës nga të rinjtë

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 11:09
Pamje nga takimi

“Labyrinth” kërkon nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin programe parandaluese për përdorimin e drogave e që do të jetë i aplikueshëm tek të rinjtë.

Kështu u bë e ditur në tryezën "Drogat tek te rinjtë dhe programet parandaluese", që u mbajt në kuadër të projektit "Fuqizimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut tek përdoruesit e drogave në Kosovë (ENDURE)" e financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga OJQ Labyrinth.

Menaxheri i projektit, Safet Blakaj, tha se përdoruesit e drogave janë të vet stigmatizuar.

"Kjo po ndodh dhe duhet të punojmë shumë gjatë për të ndryshuar këtë pasi ata vet kur u shkelen të drejtat thonë: 'unë jam përdorues i drogës'. Deri vitin e kaluar ne kemi konsideruar se përdorimi i drogave është problem i madh, shqetësues por nuk është alarmues, e tash, jemi në prag të asaj të themi se është alarmant. Më parë mosha mesatare që ka filluar drogën ka qenë 21.2, në vitin 2018 ishte 16.4 vjeç. Nuk ka se ku të shkojë më poshtë", u shpreh ai.

Ai tha se e mira është që është duke rënë përdorimi i heroinës, por janë kokaina dhe marihuana që kanë shënuar rritje.

"Ne po synojmë të nxisim institucionet që të nisin një program parandalues që do të jetë i aplikueshëm tek të rinjtë", tha ai.

Në emër të Qeverisë të Kosovës, Avdullah Hasani, tha se janë në përfundim të një fushate anti-narkotik ne shkolla.

"Qeveria e Kosovës vitin e kaluar në kuadër të sistemit arsimor ën Kosovë, ka kërkuar nga ministri i Rendit dhe Arsimit që të fuqizojnë programet edukative dhe te parandalimit të shitjes të drogave. Por nuk është arritur të realizohet me përpikmëri kjo kur kanë ndeshur në interesa politike", u shpreh ai.

Drejtori i Departamentit për Shëndetësinë në Burgje të Kosovës, Milazim Gjocajn tha se këtë 6 mujor, është dyfishuar numri i përdoruesve të drogës në bazë të pranimit në burgje

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...