SBAShK: Gjendje alarmante në shumë shkolla të Kamenicës, MAShT-i të veprojë

Kosova

SBAShK: Gjendje alarmante në shumë shkolla të Kamenicës, MAShT-i të veprojë

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 12:08
Ilustrim

Ideja e pamatur dhe e pa analizuar fare e kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, që në emër të “reformave” të mbyll shkolla, u kundërshtuan që nga fillimi nga nxënësit, prindërit dhe punëtorët arsimor.

Ky kundërshtim u mbështet arsyeshëm nga SBASHK-u dhe u tha qartë se nuk do të lejohet të mbyllet as një shkollë sepse ato nuk janë pronë e Kastratit, po janë vatra arsimore të nxënësve dhe mësimdhënësve të Busavatës, Tugjevcit, Strezovcit e Krilevës.

Kështu thotë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) përmes një reagimi për media.

Sipas SBAShK-ut, Kastrati u mundua të ndikojë te opinioni me deklarata të pasakta se bëhet fjalë për shkolla me nga një nxënës,  por e vërteta në këto shkolla është krejt tjetër.

“Prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit në këto fshatra qëndrojnë në mbrojtje të shkollave të tyre dhe kanë përkrahjen e kolegëve nga Kamenica dhe e tërë Kosova. Mësimi po vazhdon të mbahet edhe në këto shkolla, por Kastrati vazhdon po ashtu me idenë e tij”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut.

Ata thonë se në këtë situatë kur gjendja në shkollat në Kamënicë është alarmante e me qëllim që të kthehet atmosfera e punës e pa stres e presione, SBASHK i drejtohet publikisht MASHT-it që të veprojë në stabilizimin e gjendjes atje.

“Të shoh nga afër situatën në shkollat e këtyre fshatrave dhe në të gjitha të tjerat dhe të merr masa, si themelues i institucioneve të arsimit, që atje të ketë tekste shkollore, ditarë e mjete të tjera të nevojshme pune dhe t’i mbrojë mësimdhënësit, nxënësit e prindërit në Kamenicë nga tekat dhe idetë e pa analizuara e të dëmshme të kryetarit Kastrati”, thekson SBAShK.

Kjo sindikatë në fund ka shtuar se ‘Nëse MASHT përmes zyrtarëve të lartë e të inspektorëve nuk vepron tani, gjendja do të komplikohet edhe më shumë dhe të sjellë edhe te greva dhe përplasjet mes palëve dhe për këtë përgjegjësinë do ta bart kryetari Kastrati, por edhe ata që duhet të veprojnë për stabilizimin e gjendjes’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat