Mosha mesatare e përdoruese të drogave në Kosovë është 16 vjeç - Bota Sot
Mosha mesatare e përdoruese të drogave në Kosovë është 16 vjeç

Kosova

Mosha mesatare e përdoruese të drogave në Kosovë është 16 vjeç

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 12:29
Avdullah Hasani

Përdorimi i substancave narkotike në Kosovë po shënon rritje. Kjo për faktin se është rritur numri i përdoruesve të rinj të drogave, ndërsa organizata që merret me trajtimin e këtyre personave “Labyrinth” thotë se situata shumë shpejt mund të merr përmasa alarmante.

Për këtë arsye, “Labyrinth” kërkon nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin programe parandaluese për përdorimin e drogave e që do të jetë i aplikueshëm tek të rinjtë.

Kështu u tha në tryezën "Drogat tek te rinjtë dhe programet parandaluese", që u mbajt në kuadër të projektit "Fuqizimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut tek përdoruesit e drogave në Kosovë (ENDURE)" e financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga OJQ Labyrinth.

Menaxheri i projektit, Safet Blakaj, tha se përdoruesit e drogave janë të vet stigmatizuar. 

Ai tha se tha se të varurit nga droga nuk janë duke marrë shërbimet shëndetësore adekuate, e për këtë kërkoi shërbime më miqësore dhe me të veçanta për përdoruesit e drogës.

Blakaj: Përdorimi i drogave në Kosovë mund të quhet alarmant

“Deri më tani,  në vitin e fundit, ne kemi konsideruar se përdorimi i drogave në Kosovë është problematik, është shqetësues por nuk është alarmant. Kemi shqetësim kohët e fundit, pasi mundemi me konstatu një problem që së shpejti mund të quhet alarmant. Kategoritë që janë më të prekura janë të rinjtë. Në vitin 2007 sipas statistikave tona nga databaza, fillimi i përdorimit të drogave, mosha mesatare që dikush e ka përdorur për herë të parë ka qenë 21.2 vjeç, në vitin 2018 16.4 vjeç. Ne konsiderojmë se s’ka edhe ku me ra më shumë”, tha ai.

Ai tha se e mira është që është duke rënë përdorimi i heroinës, por janë kokaina dhe marihuana që kanë shënuar rritje.

Shqetësime të mëdha Blakaj ngriti për përdoruesit e komunitetit RAE, pasi tha se janë të moshave shumë të vogla.

Blakaj: Shqetësues, përdorimi i drogave nga komuniteti RAE, institucionet të nisin programe parandaluese

“Këtë vit stafi ynë ka qenë prezent sepse kemi pa disa persona të komunitetit RAE në Fushë Kosovë, ose në Plemetin, që na kanë shashtris, posaçërisht për shkak të numrit të madh të moshës shumë të vogël të atyre që janë të varur prej heroinës, e mos të flasim për marihuanën. Disa prej tyre mundemi me i pa në rrugë, ku janë lypsar ose gjëra tjera të tilla qysh i sigurojnë dozat... 6:05 Ne po përpiqemi që të nxisim institucionet që sa më shpejt që është e mundshme me i nisë programet parandaluese në Kosovë, programe trajtuese. S’kemi fare programe parandaluese, të cilat duhet të jenë gjithëpërfshirëse”, u shpreh ai.

Në emër të Qeverisë të Kosovës, Avdullah Hasani, tha se janë në përfundim të një fushate anti-narkotikë në shkolla.

Ai tha se fushata shtetërore anti-narkotikë dhe sigurisë në shkolla është në fazën finale, por për shkak të zgjedhjeve ka disa problematika.

Përkundër angazhimit të kryeministrit të Kosovës, tashmë në detyrë, Ramush Haradinaj, Hasani tha se ministritë përkatëse nuk kanë bashkëpunuar mjaftueshëm për programet parandaluese anti-narkotike.

Hasani: Ministritë përgjegjëse për luftën kundër narkotikëve kanë treguar  neglizhencë

“Qeveria e Kosovës, në kuadër të angazhimit të vet dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, vitin e kaluar nga organet e sigurisë dhe të arsimit në Kosovë, ka kërkuar nga ministri i Rendit dhe Arsimit që të fuqizojnë programet e tyre të parandalimit të dukurive negative brenda institucioneve arsimore, si dhe parandalimin e konsumimit dhe shitjen e narkotikëve tek qytetarët, përkatësisht tek të rinjtë. Lidhur me rekomandimin e kryeministrit, zyra e tij iu ka adresuar ministrive përgjegjëse, por duke pasur parasysh një neglizhencë, ose konstatimit të Zyrës së Kryeministrit, se organizatat dhe institucionet përkatëse, trupat e përfaqësimit i kanë në nivel administrativ dhe nuk kanë mundur t’i kryejnë detyrat e veta kur kanë hasur në raste politike, ose nuk ka pasur një koordinim të mjaftueshëm për fuqizimin e programeve parandaluese”, u shpreh ai.

Drejtori i Departamentit për Shëndetësinë në Burgje të Kosovës, Milazim Gjocaj, tha se këtë 6 mujor, është dyfishuar numri i përdoruesve të drogës në bazë të pranimit në burgje.

Gjocaj: Shqetësues numri i madh i përdoruesve të drogës

“Nëse u referohemi të dhënave nga viti 2014 dhe 6 mujori i parë i këtij viti, prej 5.8 përqind të të burgosurve që vijnë në burgje, në vizitën e parë janë identifikuar 5.8 ndërsa në raportet e këtij 6 mujori, kjo ka arritur në 12.8, që është një e dhënë dhe rritje shqetësuese”, tha Gjocaj.

Ndryshe, tryeza "Drogat tek te rinjtë dhe programet parandaluese", që u mbajt në kuadër të projektit "Fuqizimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut tek përdoruesit e drogave në Kosovë (ENDURE)" e financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga OJQ Labyrinth./N.Jakupi/

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...