Anton Berisha flet për shtyllat e politikës së jashtme

Kosova

Anton Berisha flet për shtyllat e politikës së jashtme

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 14:49
Anton Berisha

Ish-zëvendës ministri në Ministrinë e Punëve të Jahtme, Anton Berisha, ka folur rreth procesit të dialogut me Serbinë. Berisha ka shkruar në Facebook se me Serbinë dhe ndërmjetësuesit në dialog mund të flasim vetëm për riafirmimin e të drejtave të komuniteteve minoritare, e që u janë afruar me Dokumentin e Ahtisarit, gjegjësisht me Kushtetuten. Dhe, tash gjatë këtij dialogu Politika e Jashtme e RKS-së kërkon reciprocitet për shqiptarët në Luginë.

Ky është postimi i plotë i Anton Berishës:

Shtyllat e Politikës së Jashtme – III

Dialogu me Serbinë

* Në platformen rajonale RKS është pjesëmarrëse e barabartë në të gjitha nismat, e që për Serbinë kjo paraqet një problem esencial, andaj përpiqet të nënvlerësoj dhe në mënyrë permanente të minoj paraqitjen e Kosovës si anëtare e barabartë. Për evitimin e kësaj qasjeje duhet të hiqet fusnota e cila e mbanë Kosovën në “STAND BY”. Eliminimi i fusnotës është imperativ i Politikës së Jashtme të RKS-së!

* Dialogu me Serbinë –

Një dialog i udhëhequr në mënyrën naive dhe egocentrike e qê ka përcjellur axhendë të njohur historike të kuluareve akademiko-politike me qendër në Dedinje ka shkatuar vampirizimin e kauzes serbe. Kjo mënyrë e dialogimit ka shkaktuar të ashtuquajturat “çnjohje”, që nuk i njeh e drejta ndërkombëtare, por që janë veprime politike të vendeve të ndryshme. Kjo i ka mundësuar Serbisë të imponoi politikën “Ëait and see!”

Ne duam që politiken inerte, reaktive ta shndrrojmë në politikë veprimi 100%! Tarifa ka ndërprerë një dialog anti-shtet. Dhe ka qenë veprim i cili kthen Kosovën në tavolinë si palë e barabartë dhe jo të negociohet si deri më tani, Serbia nuk njehë Kosovên – Kosova njehë Serbinë.

Në tavolinë duhet vendoset pariteti dhe reciprociteti. Këto dy parime duhet t’a udhëheqin procesin e dialogut. Dhe, aspekti i invencioneve të tipit të Marrëveshjes së Lozanes (1921) që vijnë nga individ, nuk është në axhenden e Kosoves.

Me Serbinë dhe ndërmjetësuesit në dialog mund të flasim vetëm për riafirmimin e të drejtave të komuniteteve minoritare, e që u janë afruar me Dokumentin e Ahtisarit, gjegjësisht me Kushtetuten. Dhe, tash gjatë këtij dialogu Politika e Jashtme e RKS-së kërkon reciprocitet për shqiptarët në Luginë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat