Pa njohur gjuhë të huaj, s’mund të aplikohet për studime

Kosova

Pa njohur gjuhë të huaj, s’mund të aplikohet për studime

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 20:29
Ilustrim

Shumë shpejt do të hapet afati për aplikim në universitet.

Por jo të gjithë do të kenë mundësinë të testohen, për të vazhduar studimet e nivelit Master dhe Doktoraturë.

Sipas një udhëzimi administrativ të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit gjatë vitit 2018, secili aplikant duhet të dorëzojë një certifikatë e cila dëshmon që ka njohuri të një gjuhe të huaj.

Për dikë është e arsyeshme që të vendoset si kriter njohja e një gjuhe të huaj.

Mirëpo sipas dekanit të Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, një proces i tillë do të godasë xhepin e studentëve.

Madje Dugolli thotë se ky fakultet kundërshton këtë formë të testimit, pasi që ky institucion arsimor edhe paraprakisht kishte testuar studentët edhe në gjuhë të huaj.

Ndërsa rektori për ceshtje mësimore në Universitetin e Prishtinës, Hysen Bytyqi ka thënë që në aspektin cilësor ky vendim është pozitiv, mirëpo që është vështirë i implementueshëm.

Edhe Bytyqi konfirmon që në Universitetin e Prishtinës studentët testoheshin edhe paraprakisht për gjuhë të huaja.

Sipas Bytyqit, këtë radhë studentët do të dëmtohen materialisht pasi që këto certifikata kushtojnë.

Ndërkohë tanimë kanë filluar lajmërime për organizime të cilat mundësojnë që përmes një testi, të fitohet certifikata, për nivelin e kërkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat