Smakiqi: 110 arsye për fitoren e NISMA Socialdemokrate

Kosova

Smakiqi: 110 arsye për fitoren e NISMA Socialdemokrate

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 22:50
Xhevdet Smakiqi

Kandidati për deputet i koalicionit Nisma-AKR-PD, Xhevdet Smakiqi, pas konventës ku Fatmir Limaj u nominua për kryeministër e ka bërë një postim në Facebook ku me hashtagun e sloganit të zgjedhjeve #BashkëpërSHTETIN, ku i ka përmendur arsyet se pse duhet votuar ky koalicion.

Postimi i plotë:

Te dashur miq!

#BoshtipolitikNISMA,#AKR& #PD

Ju pyesni PSE #BashkëpërSHTETIN?

#Bashkëpërshhtetin qe Bujku/fshatari dhe Fermeri te mbështetet nga shteti me ligje, lehtësi bugjetore, ku shteti i siguron bujkut dhe fermerit qe produktet e tyre te shiten brenda Kosoves dhe jashtë saj.

#Bashkëpërshtetin qe Puntori në sektorin privat e publik te ketë pagen minimale 250+ euro,vitin e parë te qeverisjes, 280 vitin e dytë 350 vitin e tretë 400 euro vitin e katër, kontrata me shkrim te mbrohet në punë shendeti dhe jeta e tij.

#Bashkëpërshtetin qe Prodhuesi vendor ta mbroj ligji qe te jetë barabartë në tregun e brendeshem dhe jashtë Kosoves.

#Bashkëpërshtetin qe vajzat/gratë në Kosovë të MBROHEN ndaj dhunes fizike, psiqike, ngacmimit seksual kudo qe ndodh zyre pune,rrugë apo shtëpi dhuna te marrë fund, ku Kodi Penal te ashpërsohet qe denimi te jetë minimal 15 vjet burgim ndaj secilit mashkull primitiv.

#Bashkëpërshtetin qe Mërgimtari jonë te mbeshtet me ligj nga shteti kur investon, qendron,studion,punon e voton në dhe për Kosovën.

#Bashkëpërshtrtin qe pensionisti jonë te mbështetet nga shteti në kujdesin shendetësor,rehabilitim e pensione qe rriten çdo vit 7 deri 10%

#Bashkëpërshtetin ku i riu dhe e reja jonë sapo te fiton një zanat profesional ti sigurohet vend pune kudo në sektorin privat e publik

#Bashkëpershtetin qe të mbrohet mjedisi,ajri,lumenjët,natyra, flora dhe fauna e Kosoves tonë te bukur

#Bashkëpërshtetin qe krejt nevojat për një jetë me te mirë sigurohen me një sistem te Sundimit te Ligjit.

Vetem Bashkëpërshtetin mundemi se bashku te fitojmë me NISMA Socialdemokrate me parternet AKR dhe PD me KryeministerLIMAJ.

#110arsyepërfitoren e NISMA Socialdemokrate

XH.S

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat