Dukolli: Fatmir Limaj është shembull se si luftohet korrupsioni

Kosova

Dukolli: Fatmir Limaj është shembull se si luftohet korrupsioni

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 23:00
Çerkin Dukolli

Çerkin Dukolli nga koalicioni Nisma-AKR-PD, ka thënë se sistemi drejtësisë duhet të veprojë në të gjitha hallkat.

Sipas tij kjo do të funksionojë kur kreun e Qeverisë ta merr Fatmir Limaj.

“Sistemi i drejtësisë ka shkuar mbrapsht. Ne mendojmë që askush nuk ka dhënë shembull më të mirë se Fatmir Limaj që sistemi i drejtësisë duhet të veprojë i pavarur”, ka thënë Dukolli.

Ai ka thënë se i nominuari i tyre për kryeministër, Limaj është ballafaquar me gjykatat disa herë dhe ka dalë I pafajshëm nga akuzat për korrupsion.

Sipas tij është i vetmi Limaj që mund ta luftojë këtë dukuri.

“Drejtësia duhet ta ketë cak rastin dhe jo individin. Kryeministri Limaj është shembulli më i mirë që i ka dhënë shembull drejtësisë. Ka qenë i linçuar për 7-8 vjet por besoj se qytetarët e kanë parë se ai është shembull se si të luftohet korrupsioni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat