Ahmeti: PSD-ja që një vit e gjysmë është bërë thes boksi për VV-në

Kosova

Ahmeti: PSD-ja që një vit e gjysmë është bërë thes boksi për VV-në

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 00:04
Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka shprehur pakënaqësinë e tij që ish-partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, po e sulmon partinë që ai sot e udhëheq.

“Që një vit e gjysmë thes boksi jemi bërë” për VV’në, është shprehur Ahmeti, në emisionin “DPT Te Fidani”.

“S’ka zyrtar, s’ka aktivist që s’ka përdorur gjuhë denigruese” ndaj PSD’së, ka thënë Ahmeti.

“S’kanë lënë gjë pa thënë”, ka theksuar ai.

Ahmeti ka kritikuar VV’në, duke thënë se “e kanë harruar luftën kundër PDK’së”.

Deklaratat e Ahmetit vijnë pas incidentit të raportuar fizik mes kandidatit të VV’së për deputet, Haki Abazi, dhe atij të PSD’së, Dardan Molliqaj, pas emisionit “Pressing”, të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat