Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, njëherëshit kandidat për deputet nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka folur për investimet që kanë ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në emisionin Click, Ismaili ka thënë se numri i pacientëve është rritur prej që është rinovuar QKUK-ja.
“Janë 20 mijë raste që kanë ardh më shumë prej që është rinovuar emergjenca, i kemi mbi 200 pajisje që i kemi blerë”, ka thënë Ismaili.