Totaj: Bashkimi i Doganës me ATK-në mund të sjellë pasoja

Kosova

Totaj: Bashkimi i Doganës me ATK-në mund të sjellë pasoja

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 22:56
Shaqir Totaj

Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës, është shprehur i bindur se qeverisjen e ardhshme do ta drejtojë subjekti që përfaqëson, ndërsa tha se në mandatin e ardhshëm bizneset nuk do të ngarkohen me pagesë të TVSH-së para shitjes së mallit të tyre.

”Nëse TVSH mblidhet në kufi është ngarkesë për bizneset. Do të ishte më e arsyeshme që TVSH të paguhet pas shitjes së mallit”.

”Kjo nuk ka ndodhur sepse është një propozim i kamotshëm, ka qenë një rekomandim i Fondit Monetar Ndërkombëtar që kjo të realizohet më herët, por në anën tjetër ka pasur frikë se mund të kishte indikacione buxhetore, për shkak të mungesës së efikasitetit të ATK-së për ta mbledhë këtë tatim në momentin kur malli hyn në Kosovë”.

”Kjo mund të tingëllojë në një mënyrë apo tjetër në informalitet, por me rritjen e kapaciteteve, vlerësoj që me një qeveri të ardhshme të udhëhequr nga PDK ky premtim të realizohet dhe bizneset të mos ngarkohen me TVSH pa e shitur mallin. Kjo do të realizohet në mandatin e ardhshëm të Qeverisë, me mandatin e udhëhequr nga PDK”.

Totaj në Zonën Zgjedhore foli edhe për idenë e LDK-së për bashkimin e ATK-së dhe Doganës, për të cilën çështje mori shembull Anglinë duke theksuar se u përballën me pasoja për disa dekada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat