Reçica: Diaspora është ambasadori më i mirë për imazhin e Kosovës

Kosova

Reçica: Diaspora është ambasadori më i mirë për imazhin e Kosovës

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 23:14
Elmi Reçica

Elmi Reçica nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha se diaspora shqiptare ka luajtur gjithmonë një rol të madh për Kosovën.

“Diaspora është ambasadori më i mirë për imazhin e Kosovës dhe ka ndihmuar në vazhdimësi që të zbuten problemet sociale”, tha Reçica në RTK.

Ai tha se pjesa më e madhe e degëve të PDK-së në diasporë nuk e kanë pushuar aktivitetin.

“Procedura e votimit nga jashtë është e komplikuar, por që ajo të ndryshoj duhej ndryshuar ligjin / kushtetutën e kjo ishte e pamundur”, shtoi Reçica.

Reçica tha se duhen ndryshime dhe për këtë jemi të gjithë dakord. Duhet të shohim që secili ligj e vendim, a është apo nuk është konform interesave të diasporës.

“Duhet të krijohen lehtësira për diasporën. Kjo do të rriste investimet e saj në Kosovë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat