Nëna heroinë nga Fushë Kosova, foshnjën që e kishte gjetur të braktisur në spital tashmë e dërgon në shkollë - Bota Sot
Nëna heroinë nga Fushë Kosova, foshnjën që e kishte gjetur të braktisur në spital tashmë e dërgon në shkollë

Kosova

Nëna heroinë nga Fushë Kosova, foshnjën që e kishte gjetur të braktisur në spital tashmë e dërgon në shkollë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 15:42
Shahe Sinanin

Një çift nga Fushë Kosova kujdeset për një vajzë, e cila ishte braktisur nga prindërit e saj biologjikë.

Vajza, tash 14-vjeçare, është me nevoja të veçanta. Çifti thotë se do të kujdeset për vajzën derisa të kenë shëndet.

Bëhet fjalë për Shahe Sinanin. Ajo në një rrëfim për Radio Evropën e Lirë, tregon se si kishte filluar e gjithë historia.

Shahe Sinani tregon se si kishin shkuar në spital për ta parë djalin e vëllait të saj që ishte pak i sëmurë , dhe se si po atë ditë e kishte parë vajzën e vogël të braktisur në spital në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Fillimisht kushtet e rënda në të cilat jetonte ia kishin bërë paska të vështirë vendimin për ta marrë e për t’u kujdesur për vajzën e vogël.

Ajo rrëfen për gjithë vështirësitë që ka kaluar, pasi që vajza e vogël e cila ishte lënë për rreth 1 vit e braktisur në spital , ka qenë e sëmurë, nuk ka ditur madje as të hajë.

“As nuk ka folur, as nuk ka ngrënë hiq. Një vit e diçka i ka pasur. Po e kam mësuar me hëngër, e kam dërguar tek mjeku, e kam shëruar “, tregon e emocionuar Shahe Sinani.

Ky shtator ka qenë një muaj gëzimi, pasi që pas shumë refuzimesh e pas disa vjete vonesë, vajza e vogël ka filluar mësimin.

Për këtë janë të lumtur çifti që e kanë strehuar, Shahe dhe Fahriu, megjithatë ata tregojnë për paragjykimet me të cilat përballen çdo ditë kur e dërgojnë vazjën e tyre në shkollë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...