Llapi mbetet bastion kryesor i fitoreve të LDK-së - Bota Sot
Llapi mbetet bastion kryesor i fitoreve të LDK-së

Kosova

Llapi mbetet bastion kryesor i fitoreve të LDK-së

Nga: A.ZH Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:18
Vjosa Osmani dhe Agim Veliu

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre Vjosa Osmani, sot ka qëndruar në qytetin e Podujevës.

Atje ajo është pritur nga shumë përkrahës të LDK-së.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune Agim Veliu, i cili ka thënë se Llapi mbetet bastion kryesor i fitoreve të LDK-së, përcjell Bota sot.

Veliu ka thënë se thirrja e LDK-së, për llapjanët është kushtrim!

“Thirrja e LDK-së, për llapjanët është kushtrim! Sot edhe njëherë u dëshmua se Llapi mbetet bastioni dhe shtylla kryesore e fitoreve të LDK-së. Në djepin e rugovizmit, fuqishëm dhe me vendosmëri, llapjanët konfirmuan fitoren e madhe për LDK-në dhe për Kosovën, #meVjosënKryeministre”, ka shkruar Agim Veliu në një postim në Facebook./BS

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...