Nis protesta kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë

Kosova

Nis protesta kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 13:21
Foto nga protesta

Nën organizim të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës po protesohet para objektit të Kuvendit Komunal të Kamenicës për të kundërshtuar  mbylljen e shkollave në këtë komunë, njofton Klan Kosova.

Protestuesit po mbajnë në duar pankartat si” I duam shkollat tona”, SHFMU “Hasan Prishtina nuk shuhet”, “Busavata i thotë jo mbylljes së shkollës”, etj.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka marrë vendim për mbylljen e 19 shkollave të kësaj komune në emër të reformave në arsim, të cilat janë kundërshtuar ashpër nga banorët e kësaj ane por edhe SBASHK-u.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat