Haliti i ndau donacion boksierës vitiase, Djellza Ahmeti

Kosova

Haliti i ndau donacion boksierës vitiase, Djellza Ahmeti

Nga: Aziz Zuka Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:52
Pamje nga pritja per boksieren Djellza Imeri

Djellza Ameti, boksere nga Sllatina e Vitisë, është pritur sot në takim nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili në shenjë mbështetje i ndau asaj një donacion me pajisje të posaçme për stërvitjet në sportin e boksit.

Donacioni i cili ju është dorëzuar asaj nga Kryetari Haliti, përfshinë: një thesë boksi, dorëza boksi si dhe veshje sportive. Me këtë rast, Kryetari Haliti theksoi se Komuna e Vitisë, po mbështet vazhdimisht talentet e saj në të gjitha disiplinat.

Ai, ndër tjerash tha se kjo komunë ndihet krenare me punën e palodhshme dhe me sukseset me të cilët po arrijnë sportistët vitias në të gjitha disiplinat sportive dhe për këtë arsyje theksoi se është oblgim moral i institucioneve komunale që të i mbështesin ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat