Begaj priti policët e rinj të stacionit policor në Malishevë - Bota Sot
Begaj priti policët e rinj të stacionit policor në Malishevë

Kosova

Begaj priti policët e rinj të stacionit policor në Malishevë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 16:15
Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim me karakter njoftues, policët e rinj, të gjeneratës së 54 të policisë, të cilët janë angazhuar në Stacionin e Policisë në Malishevë, e të cilët ishin të shoqëruar nga komandanti i stacionit, kapiteni Azem Krasniqi.

Kryetari Begaj, pas prezantimit, i ka uruar policët e rinj, të cilët janë angazhuar të shërbejnë në Malishevë. “Është nder dhe krenari ti shërbesh vendit tënd dhe më shumë se çdo kush tjetër, ju e keni këtë mundësi. Përpiquni ta kryeni detyrën tuaj me nder, ashtu sikur kanë shërbyer kolegët tuaj deri më tani, në shërbim të vendit dhe në mbrojtje të ligjit. Policia e Kosovës, është institucioni më i besueshëm në vend, falë punës dhe përkushtimit të të gjithë zyrtarëve policor, prandaj ju duhet të jeni krenar që i shërbeni vendit”, ka thënë kryetari Begaj, gjatë urimit të tij për policët e rinj, të cilët tani e kanë marrë detyrën.

“Ne së bashku me ju, jemi në shërbim të vendit dhe do të bashkëpunojmë në ruajtjen e sigurisë për të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, tha në fund kryetari Begaj.

Komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, ka sqaruar se policët e rinj, janë pjesë e gjeneratës së 54 të policisë, ndërsa sa i përket angazhimit të tyre në stacionin në Malishevë, kapiten Krasniqi, deklaroi se “tanimë janë forcuar edhe më shumë dhe nga tani, edhe ofrimi i shërbimit, do të jetë në nivel edhe më lartë dhe do të jenë edhe më efektiv”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...