Komuna e Malishevës do të bashkëpunoj në projektet e OSBE-së

Kosova

Komuna e Malishevës do të bashkëpunoj në projektet e OSBE-së

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 16:31
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, drejtorin e misionit të OSBE-së, për rajonin e Prizrenit, George Katcharava, me të cilin kanë biseduar për implementimin e disa projekteve që OSBE realizon në vendin tonë, dhe që janë në shërbim të komuniteteve të caktuara të shoqërisë.

Fillimisht, z.Katcharava, i ka prezantuar disa nga projektet që tani janë në proces, e që kanë të bëjnë me “shtëpitë e sigurta”, si dhe për disa projekte që planifikohen në të ardhmen, e që kryesisht lidhen me rini.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, pasi e falënderoi për bashkëpunimin e mirë, përfaqësuesin e misionit të OSBE-së, tha se “Komuna e Malishevës, gjithmonë është e gatshme të bashkëpunoj në realizimin e projekteve të tilla, që janë në shërbim të komuniteteve të caktuara” dhe premtoi se do të vazhdoj të bashkëpunoj edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat