Sot shumë ngrohtë, nesër ndryshon moti

Kosova

Sot shumë ngrohtë, nesër ndryshon moti

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 06:08
Ilustrim

Sot shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Nga e mërkura më ftohtë dhe rënie e ndjeshme e temperaturave. Mundësi për reshje të dobëta shiu.

16.09.2019 - Moti shumë i ngrohtë dhe me diell që mbizotëroj gjatë ditës së sotme do të vazhdoj edhe ditën e martë.
Nga dita e mërkurë, një front i ftohtë me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të depërtoj edhe mbi vendin tonë, që do të sjellë një rënie të thellë të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Priten edhe mundësi për reshje shiu, por kryesisht të dobëta dhe lokale.
Nga dita e premte, fusha të presionit të lartë do të fuqizohen mbi rajon që do të favorizojnë përmirësim të motit me kthjellime, mirëpo temperaturat maksimale do të mbesin të ulëta me tendencë që të ngrihen rreth vlerave mesatare, por vlerat minimale do të mbesin poshtë këtyre vlerave.

17.09 - Shumë ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.
18.09 - Më ftohtë, pjesërisht vranët. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.
19.09 - Ftohtë, kryesisht me vransira. Vende-vende priten reshje të dobëta shiu, kryesisht pasdite dhe në mbrëmje.
20.09-21.09 - Në mëngjes ftohtë. Kryesisht kthjellët dhe me diell.

Ditën e martë temperaturat minimale do të zbresin deri në 11C, e maksimalet do të ngrihen deri në 30C. Nga dita e mërkurë, minimalet gradualisht do të zbresin nga 11C në 6C, e maksimalet do të luhaten nga 18C deri në 21C.
Të martën do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi 4-9m/s, e nga dita e mërkurë nga verilindja 3-9m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale, e më pas gradualisht do të rritet lartë mbi këto vlera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat