Kanalizimi në lagjen Veselaj në Malishevë, drejt përfundimit

Kosova

Kanalizimi në lagjen Veselaj në Malishevë, drejt përfundimit

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 19:01
Kanalizimi në lagjen Veselaj

Segmenti i parë i projektit për zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në qytetin e Malishevës, po shkon drejt përfundimit. Segmenti i parë i këtij rrjeti, është në lagjen Veselaj, ndërsa punimet në këtë segment, sot i kanë inspektuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha, të cilët i kanë parë nga afër punimet.

“Zgjerimi i rrjetit të kanalizimit është nevojë urgjente për një pjesë të qytetit, e sidomos në lagjen Veselaj, prandaj edhe këtu kemi filluar, ndërsa gradualisht i tërë projekti do të realizohet sipas dinamikës së paraparë, brenda këtij viti”, tha kryetari Begaj, gjatë vizitës në lagjen Veselaj. “Punimet janë duke shkuar mirë dhe besoj që edhe banorët do të jenë të kënaqur me realizimin e këtij projekti”, tha Begaj.

Banorët e kësaj lagjeje, janë shprehur të kënaqur me realizimin e këtij projekti, pasi kanalizimi i vjetër, pothuajse ka qenë në tërësi jashtë funksionit, për shkak të dëmtimeve të shkaktuara gjatë vërshimeve të viteve të fundit, si dhe për shkak të nivelit të lumit, i cili është mbi nivelin e kësaj pjese, ku ka qenë i vendosur kanalizimi.

Zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në qytetin e Malishevës, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat