Zubin Potoku ndan 150 mijë euro për pastrimin e Liqenit të Ujmanit - Bota Sot
Zubin Potoku ndan 150 mijë euro për pastrimin e Liqenit të Ujmanit

Kosova

Zubin Potoku ndan 150 mijë euro për pastrimin e Liqenit të Ujmanit

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 06:10
Foto ilustrim

Komuna e Zubin Potokut ka hartuar një projekt të pastrimit të Liqenit të Ujmanit apo ndryshe që njihet edhe si Gazivodës.

Në një njoftim për kontratë kanë bërë të ditur se do të pastrohen brigjet e Liqenit, si dhe do të bëhen riparime të rrugëve hyrëse në liqen.

Gjithashtu, në përfundim të projektit, do të instalohen kontejnere.

Pastrimi i këtij liqeni sipas projektit është paraparë të kushtoj  150 mijë euro.

Afati kohor për dorëzimin e tenderëve është shkurtuar për shkak të pastrimit urgjent të liqenit dhe motit të keq në ditët e ardhshme. Projekti është publikuar në gjuhën serbe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...